Pse Menduh Thaçi nuk shkon në takim liderësh? “S’duam të bëhemi pjesë e maskenballit të politikës shqiptare”

Must Read

Reagim i TV21: “Po bëhet presion ndaj punës së redaksisë së televizionit?”

https://youtu.be/KKte24wRBOo Për arsye ende të paqarta, të paktën deri më tani, Televizioni...

Dy viktima nga Kovid 19, njëri 73, tjetri 64 vjeçar

https://www.youtube.com/watch?v=_9u2Y8-LEsA&feature=youtu.be 125 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid 19 në 24 orët...

Përse u rrit numri rasteve me Kovid 19? Flasin drejtori Memeti dhe mikrobioologu Panovski

https://www.youtube.com/watch?v=A4a4r7RGM5s&feature=youtu.be Rritja e numrit të rasteve pozitive me Kovid-19 është për shkak...
- Advertisement -

I pyetur se pse nuk po merr pjesë në takimet e liderëve, kreu i PDSH-së Menduh Thaçi u përgjigj me shaka:

“Unë jam mjek. Aliu dhe Ziadini për mua janë pak të dyshimtë në aspektin shëndetësor”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH.

Më pas tregoi arsyen e vërtetë se pse nuk po shkon në Vilën presidenciale “Vodno” ku  kryetarët e partive po diskutojnë për datën e zgjedhjeve.

“Takimet tek Presidenti paraqesin një pamje komprometuese për forcat politike shqiptare. Dy parti maqedonase, ndërsa 5 a 6 shqiptare”.

E për këtë Thaçi thotë se faj ka edhe Presidenti Stevo Pendarovski.

“Ka dëshirë të manipulojë që nuk i respekton numrat, nuk e respekton përfaqësimin dhe që në atë takim unë kam thënë se nuk duam më të marrim pjesë në këto takime dhe të bëhemi pjesë e maskenballit të politikës shqiptare” Menduh Thaçi, kryetar i PDSH.

Në dy takimet e liderëve, Thaçi nuk mori pjesë por si përfaqësues dërgoi nënkryetarët e partisë, e kjo siç thotë, për të mos u krijuar mendimi se PDSH është e pa interesuar. Edhe mbrëmë në “ClickPlus” u debatua për numrin e madh të liderëve shqiptar në takime.

“Unë do ti kisha lutur të gjitha partitë politike opozitare, të ulen të dakordohen dhe të caktojnë ndonjë kryetar apo lider në opozitës” Kreshnik Bekteshi, BDI.

“Votuesit do ta bëjnë atë përcaktim. Ata liderë që do të marrin do të vazhdojnë, ata tjerët do të zhduken ose do të bashkëngjiten”, tha Flakron Bexheti, ASH.

Thaçi nuk është i pari që s’po ndihet mirë për numrin e madh të partive shqiptare.

“Turp i botës është për shqiptarët! 6 delegacione shqiptare aty, dy maqedonase janë! Një i opozitës, një i pozitës! Vjen Besa me gjashtë veta brenda vetes, se nuk i besojnë njëri-tjetrit, vjen Sela me 3 a 4, vjen z.Thaçi me 2 a 3, shkon Ali Ahmeti me 2 a 3, vjen gëzim Ostreni me 2 a 3, turp i botës jemi bërë”, tha Ali Ahmeti, kryetar BDI.

Në takimet e liderëve tek Presidenti ftohen partitë politike nga pushteti dhe opozita, të cilët në zgjedhjet e fundit parlamentare me lista të pavarura kanë fituar mandate për deputetë.

- Advertisement -

Latest News

Dy viktima nga Kovid 19, njëri 73, tjetri 64 vjeçar

https://www.youtube.com/watch?v=_9u2Y8-LEsA&feature=youtu.be 125 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid 19 në 24 orët e fundit, ndërsa vetëm 8...

Përse u rrit numri rasteve me Kovid 19? Flasin drejtori Memeti dhe mikrobioologu Panovski

https://www.youtube.com/watch?v=A4a4r7RGM5s&feature=youtu.be Rritja e numrit të rasteve pozitive me Kovid-19 është për shkak mosmenaxhimit të mirë të institucioneve...

Debati për zgjedhje parlamentare në kohë të vështirë pandemie!

https://www.youtube.com/watch?v=sI0lua3QUmA&feature=youtu.be Partitë politike për interesat e tyre hapën temën e zgjedhjeve në kohë pandemie dhe në këtë...

“Nëse shkëputet lidhja, bie nga provimi”, studentët ankohen për provimet online

https://www.youtube.com/watch?v=dWgw6toP8dg&feature=youtu.be Nga shtëpia me kompjuterë dhe laptopë personal, kështu do t’i realizojnë provimet studentët e Universitetit të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -