Qindra banorë të Hasanbegut sonte e thyen orën policore duke dalë dhe protestuar si shenjë revolte ndaj policisë e cila arrestoi tre persona, mes të cilëve edhe këshilltarin e LSDM-së në Komunën e Gazi Babës Berat Veselin.
“Dëgjova një zhurmë dhe dola këtu në rrugë. Policia më pas më hyri në oborr të shtëpisë dhe më morri me dhunë dhe më hypën në furgon të policisë. Edhe dy djemt e xhaxhait kanë dashur t’i marrin, ua kanë nxjerrë pistoletat, por ata kanë hyrë në dhomë dhe e kanë mbyllur derën. Më morën në stacionin policor, më morrën të dhënat dhe pastaj më lëshuan. Prandaj ishte protesta” tha këshilltari i LSDM në Komunë të Gazi Babës.
Ai konfirmon se arrestimet janë bërë në periudhë të orës policore. “Ora policore u thye sepse policia theu rregullin policor” tha Veseli, duke pohuar se policia ka ushtruar dhunë mbi të kur e kanë hypur në furgon.
Flet Këshilltari i LSDM në #GaziBabë Berat Vejseli se çka ndodhi në Hasanbeg
#Hasanbeg #protesta çka ndodhi? Flet #BeratVesel këshilltari i LSDM në #GaziBabë
Gepostet von TV21 am Montag, 13. April 2020
Kryetari i Bashkësisë Lokale #Hasanbeg #AvdullahIbishi rrëfen se çfarë ndodhi këtë mbëmje në Hasanbeg
Gepostet von TV21 am Montag, 13. April 2020
