Array

Pse duhet të pini ujë me limon

Must Read

Italia do të pranojë 125 emigrantë, të cilët do të sistemohen në shtet të tjera të BE-së

 Italia sot kumtoi se do të lejojë shkarkimin e 125 emigrantëve, të cilët tashmë një javë gjenden...

Ansu Fati nënshkruan kontratë të re me Barcelonën

Ansu Fati nënshkroi kontratë të re me Barcelonën. Barcelona ka “bllokuar” talentin Ansu...

Dialogu Kosovë – Serbi do të vazhdojë të hënën

Përfaqësuesi special për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, paralajmëroi për të hënën raund të ri bisedimesh në nivel...
- Advertisement -

Nëse jeni lodhur duke pirë ujë të thjeshtë dhe dëshironi që të përmirësoni shëndetin fizik, mendor dhe shpirtëror, këtu janë disa arsye pse duhet të pini ujë me limon çdo ditë.

1. Pastron fytyrën
Një nga arsyet më bindëse për të pirë ujë me limon është se mund të ndihmojë shumë lëkurën që të mbetet më e pastër. Uji në vetvete mund të ndihmojë që t’i largojë toksinat të cilat mbahen në lëkurë, por vitamina e shtuar në limonë ndihmon që këto toksina të pastrohen edhe nga gjaku për të mbajtur kështu lëkurën më të pastër dhe për t’i larguar rrudhat.

2. Balancon pH-në
Ka shumë për të folur rreth balancimit të pH-së në trupin tuaj, por uji me limon e kryen gjithë punën për ju! Shija e limonit dhe dukja e tij duket shumë acidike, por në vetvete limoni ka një efekt alkalizues për trupin tonë. Mbajtja e trupit në një gjendje alkaline është gjithashtu e rëndësishme për shkak që kështu do të parandalohen shumë sëmundje, për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të pihet çdo ditë, transmeton Lajmi.net.

3. Forcon sistemin imunitar

Një tjetër përfitim nga uji me limon është se ndihmon në forcimin e sistemit imunitar. Kush ka kohë që të sëmuret këto ditë, apo jo? Kaliumi në lëngun e limonit ndihmon në kontrollimin e tensionit të gjakut, stimulon funksionin e trurit dhe nervave, dhe vitamina C ndihmon për të luftuar ftohjet. Nëse tashmë jeni ftohur, provoni të pini ujë të ngrohtë me limon dhe pak mjaltë.

4. Humbja e peshës

Përveç se ndihmon lëkurën tonë, balancimin dhe forcimin e shëndetit, uji me limon ndihmon gjithashtu në humbjen e peshës. Po, është e vërtetë, duke pirë ujë me limon ju do të forconi metabolizmin tuaj, do të luftoni trashësinë dhe do të ndaloni urinë e vazhdueshme që ndjeni. Këto janë përfitimet e fuqishme nga një pije e thjeshtë si kjo.

5. Freskon frymëmarrjen
Ne tani e dimë se uji me limon ka një bollëk përfitimesh, dhe një tjetër përfitim është se ndihmon freskimin e frymëmarrjes tuaj! Kjo është me të vërtetë efektive për ato kohëra kur ju dëshironi të freskoni frymëmarrjen pas disa pijeve, një ushqimi apo nëse pini duhan.Të gjitha këto gjëra mund të thahen në gojën tuaj, që mund të bëjë që të keni një frymëmarrje të keqe, kështu pini ujë me limon!

6. Forcon trurin dhe sistemin nervor

Një tjetër efekt mbresëlënës nga pirja e ujit me limon është se ai përmban shumë kalium. Nivelet e ulëta të kaliumit janë të lidhura me depresionin, ankthin, harresën dhe mjegullinën e trurit. Siç u përmend edhe më lartë, limonët janë të mbushur me vitaminë C, e cila humbë kur ju jeni nën stres.

7. Ndihmon në problemet me frymëmarrje

Nëse keni probleme me frymëmarrje të tilla si astmë ose infeksion, uji me limon është pija ideale për ju! Uji me limon ka veçori anti-bakteriale dhe ndihmon që të largoni infeksionet e gjoksit dhe heqë kollitjen. Uji me limon thuhet se është një ilaç i dobishëm natyral për alergji dhe ndihmon trupin që të mbetet i balancuar.

- Advertisement -

Italia do të pranojë 125 emigrantë, të cilët do të sistemohen në shtet të tjera të BE-së

 Italia sot kumtoi se do të lejojë shkarkimin e 125 emigrantëve, të cilët tashmë një javë gjenden në një anije humanitare gjermane,...

Ansu Fati nënshkruan kontratë të re me Barcelonën

Ansu Fati nënshkroi kontratë të re me Barcelonën. Barcelona ka “bllokuar” talentin Ansu Fati, ku e ka shpërblyer...

Dialogu Kosovë – Serbi do të vazhdojë të hënën

Përfaqësuesi special për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, paralajmëroi për të hënën raund të ri bisedimesh në nivel ekspertësh, më 28 shtator.

Zaev takon Ambasadaorin holandez Jan Kop

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot u takua me Dirk Jan Kop, ambasador i Mbretërisë së...

Micotakis: Dilema është vetëmbrojtje ose karantinë

Dilemën vetëmbrojte ose karantinë e shtroi kryeministri grek Kirjakos Micotakis në fjalimin e tij të ri televiziv për qytetarët mbi situatën e...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -