Provimet do të mund të zhvillohen edhe me pjesëmarrje fizike në fakultet!

Must Read

Çegranasit në pritje të fushës së sportit! Komuna e Gostivarit dhe ARS ia hedhin fajin njëra-tjetrës

https://youtu.be/Q4_FXhlBS4Q Banorët e Çegranit ende janë në pritje të rikonstruimit të fushës...

TV21 në zonën e kuqe të klinikës infektive! Vetëm në 24 orët të fundit janë hospitalizuar tre pacientë të rinj

https://youtu.be/fh8r2tuCvAQ Jovica Paunoski, Gazetar TV21: Kjo prapa meje është...

Kritika për mësimin online! Inspektorati s’i ka verifikuar lëshimet, janë në vetëizolim

https://youtu.be/JAU8iVA1Dg0 Unioni i nxënësve të shkollave të mesme sot ka dalë me...
- Advertisement -

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka informuar se studentët do të kenë mundësi që krahas organizimit të mësimit në distancë,  do të mund të organizohet edhe realizimi i programeve studimore dhe vlerësimi i njohurive me pjesëmarrjen fizike të studentëve dhe profesorëve dhe, njëherësh, përmes prezencës fizike të të punësuarve mund të realizohet puna e Shërbimit profesional.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e plotësoi Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për arsimin e lartë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
Ndryshimet e Dekretit parashikojnë që secili institucion i arsimit të lartë ku ekziston mundësi për aplikim të plotë të protokollit tashmë të përgatitur për organizimin e provimeve në institucionet e arsimit të lartë, krahas organizimit të mësimit në distancë, duke aplikuar mjete të komunikimit elektronik, do të mund të organizohet edhe realizimi i programeve studimore dhe vlerësimi i njohurive me pjesëmarrjen fizike të studentëve dhe profesorëve dhe, njëherësh, përmes prezencës fizike të të punësuarve mund të realizohet puna e Shërbimit profesional.

Kjo nënkupton se institucioni i arsimit të lartë, në ndërkohë, mund të organizojë edhe ligjërata, ushtrime, të zbatojë forma të vazhdueshme të kontrollimit të njohurive, mësimin individual dhe format e tjera që janë adekuate për specifikën e sferës mësimore-shkencore dhe artistike, si dhe mund të organizojë mësim konsultativ-instruktiv, punë individuale studimore (hulumtimi i literaturës, punime seminari, punë projektuese), provime dhe kolokfiume, si dhe mbrojtje të punimeve të diplomës, magjistraturës dhe doktoraturës në ambientet e institucionit. Kuptohet, e gjithë kjo duhet të jetë në përputhje me protokollin dhe masat e shqiptuara deri më tani për mbrojtje nga virusi Korona COVID 19.

Dalëngadalë, por sigurt, sistemi edukativo-arsimor në vend vjen duke iu kthyer normalitetit dhe funksionimi i të njëjtit përshtatet me realitetin e ri. Punojmë në interes të të gjitha palëve të këtij segmenti shoqëror – gjithsecili të mund të ushtrojë të drejtat e tij pa pengesa dhe t’i plotësojë detyrimet e veta.

- Advertisement -

Latest News

TV21 në zonën e kuqe të klinikës infektive! Vetëm në 24 orët të fundit janë hospitalizuar tre pacientë të rinj

https://youtu.be/fh8r2tuCvAQ Jovica Paunoski, Gazetar TV21: Kjo prapa meje është Klinika infektive. Çdo ditë numri...

Kritika për mësimin online! Inspektorati s’i ka verifikuar lëshimet, janë në vetëizolim

https://youtu.be/JAU8iVA1Dg0 Unioni i nxënësve të shkollave të mesme sot ka dalë me një sërë kritika për mënyrën...

Nga sonte deri të hënën orë policore! Qytetarët të revoltuar, Filipçe insiston për kontrolle më të ashpra

https://youtu.be/LEiNXM7EEU8 Lëvizja e lirë e qytetarëve zgjati vetëm 10 ditë. Pasi më 26 maj u shfuqizua, dje...

Zhelina ankohet për orën policore! Sejdiu: 10 ditët e fundit s’kemi asnjë rast me Covid-19

https://youtu.be/HgS4_YcY7gQ Zhelina ankohet deri te Qeveria se pse në Komunën e tyre është vendosur orë policore kur...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -