Protestohet për paga më të larta në arsim dhe polici! Nëse kërkesat nuk përmbushen, paralajmërojnë revolucion të dytë laraman

TË FUNDIT

Kërkojnë paga më të larta. Për këtë shkak sindikatat e policisë dhe mësimdhënësve protestuan para Qeverisë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Tomisllav Gievski theksoi se për më shumë se një dekadë po shmanget përllogaritja e pagave në arsim sipas marrëveshjes kolektive me të cilën sipas tij, paga e një arsimtari duhet të jetë mbi 40 mijë denarë.

Njoftojmë se dita ditës do të jemi gjithnjë e më të shumtë nëse nuk gjendet një zgjidhje që punëtorët e arsimit të marrin më në fund pagë dinjitoze në përputhje me ligjet dhe standardet e jetesës, tha Tomislav Gievski, Kryetar i Sindikatës së Pavarur për Arsim dhe Shkencë.

Orce Kocevski, kryetar i Sindikatës së Policëve në Maqedoni, thotë se rroga 400 euro e një polici është nënçmuese për punën e rrezikshme që bën.

Kërkojmë që pika e turpshme, vlera e së cilës është 27 denarë, urgjentisht të rritet në 62 denarë, gjegjësisht 1 euro për pikë. Ajo që shihni është shuma me të cilën punonjësi i policisë ju mbron, kujdeset për sigurinë tuaj dhe rrezikon jetën e tij, tha Orce Kocevski, Kryetar i Sindikatës së Policëve në Maqedoni.

Nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh dhe nuk ndërmerren veprime konkrete Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policëve, Goce Dellçev,  paralajmëroi se do të ngritin edhe padi kundër personave përgjegjës, që sipas tij janë të obliguar ligjërisht të bëjnë rritjen e pagave.