PROTESTË PARA QEVERISË, SINDIKALISTËT KËRKOJNË RRITJE TË RROGAVE

TË FUNDIT

Dhjetëra sindikalistë, punëtorë të arsimit dhe të sektorit publik dolën në protestë për të kërkuar rritje të rrogave për 25%.

Edhe krahas motit të nxehtë dhe faktit se është e shtunë, disa prej tyre erdhën edhe nga qytetet e tjera,  me autobusë.

Ata u takuan me funksionarë nga Qeveria, por kërkojnë takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrat.

“Rritje të rrogave në sektorin publik për të paktën 25%,  ashtu siç është rritur rroga minimale, K-15 në sektorin publik dhe them se nuk do të pajtohemi me transferim nga sektori publik në atë privat”, theksoi Bllagoja Rallpovski.

Joakim Nedellkovski nga SASHK-u tha se në qoftë se nuk plotësohen kërkesat e tyre, në shtator do të protestojnë arsimtarët dhe profesorët.

“Kjo është protesta e fundit paralajmëruese para grevës së përgjithshme. Kjo do të thotë- veprimtaritë që janë nën kompetencat e SASHK-ut dhe të  Konfederatës së sindikatave të lira, përkatësisht nga sektori publik. Në periudhën që vijon presim bisedime konstruktive për të gjetur zgjidhje adekuate për kërkesat e dorëzuara në Qeveri”, tha Joakim Nedellkovski nga SASHK.

Protestat e Konfederatës së sindikatave të lira filluan në janar të vitit 2018 në Shkup, ndërsa vazhduan në Prilep, Shtip, Kërçovë dhe Kumanovë. Kjo është protesta e fundit paralajmëruese para organizimit të grevës së përgjithshme të sindikalistëve, që paralajmërohet më së voni për në shtator.

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta