Ndonëse ishte orë policore, kjo nuk i ndaloi banorët e Hasanbegut të dalin në protestë.
Shkak i protestës ishte marrja nga policia e tre fqinjëve të tyre gjatë orës policore.
Mes të kapurve, ishte është Berat Vejseli i cili është edhe këshilltar i LSDM-së në Komunën e Gazi Babës.
Ai thotë se, kishte dëgjuar një zhurmë dhe ka dalë në derë të oborrit. Me të dalë aty, është kapur nga policia.
“Isha këtu para shtëpisë. E dëgjova një zhurmë të policisë dhe kur dola te dera, pa asnjë argument, policia ka hyrë në oborrin e shtëpisë, me dhunë më morën dhe më hipën në furgon. Dy djemtë e xhaxhait ishin në oborr, aty ua nxjerrën pistoletat. Kanë dashur edhe ata t’i marrin, por ata kanë hyrë brenda në dhomë dhe e kanë mbyllur derën. Kjo ishte gjitha. Më dërguan në stacionin policor, i morën të dhënat dhe pastaj më liruan”, tha Berat Vejseli, i kapuri nga policia.
Berati është i bindur se nuk e ka shkelur orën policore, pasi nuk ka dalë në rrugë, ndërkaq ankohet se policia ka përdorur dhe dhunë ndaj tij.
“Në stacionin policor nuk kishte dhunë. Dhunë kishte derisa më hipën në kombin e policisë”, tha Berat Vejseli, i kapuri nga policia.
Rastin e ka parë edhe kryetari i Bashkësisë Lokale, Avdullah Ibishi.
“Unë isha në shtëpi dhe e mora një telefonatë se kemi problem. Me shpejtësi shkova atje… kur shkova, e pash se i kishin marrë dy djem të rinj të cilët kishin qenë në oborrin e vetë duke luajtur letra bixhozi apo domino. Nuk e di çfarë.. Kur e pash Beratin, këshilltarin e Hasanbegut e tërheqshin zvarrë dhe i kishin nxjerrë edhe armët. Unë ua nxora dokumentin se kam leje. Mua më thanë largohu, kurse këtë (Beratin) e morën dhe e futën në makinë”, tha Avdullah Ibishi – Kryetari i Bashkësisë Lokale.
E Beratin nga Stacioni policor e solli kryetari i Gazi Babës, Boris Georgievski. Kështu u premtoi turmës vetë Georgievski.
“Largohuni anësh, është orë policore. Do të shkoj në stacion policor, do t’i marrë dhe do të kthehem”, tha Boris Georgievski, Kryetar i Gazi Babës.
Qytetarët iu përgjigjen, “mirë… mirë…”.
Me këtë gjest të Georgievskit, u zbut turma dhe filloi të shpërndahet (00114), kurse nuk kaluan as 30 minuta, dhe vendi iu kthye heshtjes. 00115
Por nga MPB thonë se Berati dhe 7 persona të tjerë, paraprakisht kishin publikuar fotografi në rrjete sociale derisa kanë qenë të grumbulluar dhe në atë gjendje i ka gjetur edhe policia gjatë kontrollit.
“U publikua një fotografi në rrjete sociale orën 21:30, ku shihej grumbullim i njerëzve në rrugën ‘Ali Avdoviq’. Pasi e kanë kuptuar këtë nëpunësit policor të SPB Shkup, kanë ndërmarrë aktivitete për të kontrolluar, se a i respektojnë personat në fjalë vendimet e Qeverisë për kufizim të lëvizjes. Në këtë drejtim, kanë shkuar në lokalitetin në fjalë dhe kanë vërejtur grumbullim të 8 personave. Personat në fjalë, kur e kanë vërejtur policinë, kanë ikur, kurse 3 persona kanë qëndruar në vendin e njëjtë dhe janë privuar nga liruar, për çfarë janë dërguar në stacionin policor në Gazi Babë”, tha Naqe Çulev, Ministër i Brendshëm.
Çulev gjithashtu tha se Berati duke treguar se është këshilltar në komunë, ka bërë përpjekje të ndikojë te policët, ndërsa mohoi të ketë patur dhunë ndaj të arrestuarve.
Ndryshe ndaj të tetë personave është ngritur kallëzim penal, për shkelje të orës policore.
