Jo vetëm në Prishtinë por edhe në Shqipëri, opozita ka protestuar sot kundër papunësisë dhe taksave të larta të qeverisë. Qindra qytetarë të Korçës i janë bashkuar sot thirrjes së opozitës për të protestuar nën moton ‘punë dhe dinjitet’.
Kreu i opozitës shqiptare Lulzim Basha në fjalimin e tij para qindra qytetarëve ka kritikuar qeverinë Rama-Meta për taksat e larta dhe problemet ekonomike të vendit që vijnë nga papunësia dhe varfëria e madhe.
Duke u ndalur veçmas te faturat e energjisë, Basha akuzoi qeverinë se po fut në burg qytetarët e thjeshtë, që kanë vetëm 30 mijë lekë për të paguar, dhe po mbron deputetin e saj në Korçë që ka 205 milionë lekë debi në OSHEE.
