Protestat dhe padia për deponinë në Kërçovë! Kryetari Dehari: Presioni ndaj punëtorëve është terror politik

TË FUNDIT

Disa protesta janë mbajtur së fundmi për deponinë në Kërçovë. Protestuesit kërkojnë dislokimin e së njëjtës. Kanë bërë edhe ankesa deri tek organe më t; larta shtetërore, pas çka para disa ditësh pasoi me thirrje në polici të drejtorit të Ndërmarrjes Komunale, ndalimit të punës së punëtorëve të komunales dhe një padi ndaj Komunës. Kryetari i Kërçovës veprimin e politicë ndaj punëtorëve të ndërmarrjes komunale e quan terror politik.

“Reagimi i fundit që u bë para disa ditëve nga policia e qytetit të Kërçovës fatkeqësisht ndaj punëtorëve të Ndërmarrjes Komunale “Komunalec” duke ushtruar detyrën e tyre duke larguar mbeturinat nga oborret e shtëpive, duke larguar mbeturinat nga kontejnerët e qytetit dhe vendbanimet rurale dhe duke i grumbulluar jo ne një deponi por në një fazë tranzitore apo një moment të improvizuar të një qendre grumbulluese për t’i bartur deri në “Rusino” ku për momentin kompania e licencuar është duke i dërguar”, tha Fatmir Dehari.

Dehari shprehet se pas gjithë këtij presioni, ai ka vetëm dy zgjidhje – ose mbeturinat t’i lërë nëpër shtëpi ose të më lejojnë të mundohemi të gjejmë zgjidhje sepse kjo që po bëhet është tendencë politike.

“Fundin këtu e shoh vetëm një tendencë e ashpër politike, që nuk është që e kam përmendur po në televizionin tuaj nuk është vetëm në pjesën e mbeturinave por në të gjitha kompetencat që Komuna, pra pushteti lokal menaxhon”, deklaroi Dehari.

Kompetencat për zgjidhjen e deponive rajonale e ka niveli qendror, tregon më tej kreu i Kërçovës.

“Më lejoni ta citoj konkluzionin, vendimin e sjellë të Komunave në nivel shteti por edhe të Komunës së Kërçovës më datë 23.04.2018 ku shpall vendim këshilli i Komunës së Kërçovës për kalimin e kompetencave qeverisë se RMV-së për krijimin e deponive rajonale dhe shtrohet pyetja edhe drejtuar organeve të policisë dhe gjithë tjerëve përderisa nuk ka deponi rajonale ku ti dërgojmë këto mbeturina”, tha ai.

Së fundmi në Komunën e Kërçovës janë vendosur mbi 800 kontejnerë për riciklimin e mbeturinave të plastikës, kanaçeve etj. Me problemin e mbeturinave po përballen gati të gjitha komunat në shtet, ndërsa komunat jugperëndimore presin ndërtimin e deponisë rajonale në Novac të Manastirit.