Protesta për ujësjellësin në Siniçan, Xhemaili ndalohet nga policia të kryej punët

TË FUNDIT

Kjo ishte atmosfera gjatë ditës së sotme në  bjeshkët mbi fshatin Bogovinë ku kryetari i komunës së Bogovinës Albon Xhemaili bashkë me banorët e fshatit Siniçan tentuan të shkojnë te eskavatori që hap kanalin për ujësjellësin e Siniçanit por u pengua nga njësia speciale EBR dhe policë të Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës.

 “Organet e rendit dhe polica nuk më lejon me forcë të shkojë deri tek mjeti i punës  të cilët janë me urdhër të këshillit komunal. Duhet të dinë se unë jam kryetar komune nuk jam kriminel dhe dua vetëm tu siguroj ujë për pije në formë të përkohshme”, tha Albon Xhemaili, kryetar i Komunës së Bogovinës.

Banorët thonë se ata nuk kanë ujë për pije ndërsa policia nuk i lejon që të ndërtojnë ujësjellësin për tu furnizuar me ujë.

Nga Ministria e Brendshme thonë se me këtë çështje është njoftuar edhe Prokuroria publike dhe ata do të merren me të njëjtën.

Gjatë ditës së djeshme kryetari i Komunës së Bogovinës Albon Xhemaili u ftua në stacionin policor në Tetovë, ndërsa ai pranon se për këtë ujësjellës nuk ka projekt por ka një vendim të këshillit komunal ku u mundësohet banorëve të Siniçanit për të rregulluar ujësjellësin.