Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës. Qeveria: nuk ndërhyjmë në vendimin e KRRE-së

TË FUNDIT

Qytetarët kanë vazhduar të shprehin pakënaqësinë për shtrenjtimin e rrymës elektrike. Përveç peticionit online, janë paralajmëruar edhe protesta për më 6 gusht në Tetovë. Thirrja për protestë është shpërndarë në të gjitha rrjetet sociale, ndërkaq është bërë thirrje që e njëjta të realizohet edhe në qytete tjera të vendit. Nga ana tjetër, Qeveria nuk do ta ndryshojë vendimin e Komisioni rregullator energjetik. Në përgjigjen për TV21 thotë se Komisioni është trup rregullator i pavarur dhe Qeveria nuk hynë në ingerencat e tyre.

“Sikur edhe deri tash, ashtu edhe në periudhën e ardhshme Qeveria do ta ndjekë ndikimin e vendimit të trupave rregullator dhe do të shqyrtojë se a ka nevojë ose jo për masa adekuate për lehtësim të standardit të qytetarëve”, thuhet mes të tjerash në përgjigjen e Qeverisë.

Reagime ka pasur edhe nga shoqata dhe organizata të ndryshme afariste. Të gjithë kanë kërkuar uljen e shpenzimeve për qytetarët në kohë të pandemisë së Kovid-19.