Një numër i madh i turqve protestuan sot në Stamboll, për shkak të vrasjes së 16 policëve, pas sulmit me bombë të ndërmarrë nga pjesëtarët e Partisë Punëtore të Kurdistanit.
Demonstruesit kërkuan nga Qeveria e Turqisë që përgjegjësit për gjakderdhjen më të re të vendosen para drejtësisë.
Protesta të ngjashme pati të martën në mbrëmje edhe në Ankara. Pjesëmarrësit në protestë në kryeqytetin e Turqisë sulmuan zyrat e partisë pro-kurde, HTP.
Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajib Erdoan, dënoi sulmet kundër partive politike, medieve dhe pronës së qytetarëve dhe ju bëri thirrje turqve që të kenë besim në shtetin.
Më herët, mediet turke raportuan se janë sulmuar edhe zyrat e gazetës Hyrijet./21Media
