Protesta e 1 Majit e një pjese të sindikatave! Kërkohet pagë minimale 500 euro dhe respektimi i marrëveshjeve kolektive

TË FUNDIT

Me një protestë dhe duke i kthyer shpinën deputetëve dhe Qeverisë në shenjë revolte për shkak se paga minimale nuk u rrit në 500 euro, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë shënoi 1 Majin, Ditën e Punës. Të parët që i kritikuan ishin deputetët të cilët nuk duan të ndryshojnë Ligjin për Pagën Minimale dhe ta bëjnë atë 500 euro në vend të 400 eurove sa është aktualisht, të cilët marrin shuma të larta për shpenzime rrugore dhe rritje të pagave të tyre prej 75%.

“Luksi juaj është puna jonë! Ju lutem, të paktën edhe në mënyrë simbolike, ta ktheni shpinën ashtu siç ua ktheva unë, që të ndjejnë se si është kur punëtori ua kthen shpinën”, tha Trëndafillov.

Kolona e punëtorëve të pakënaqur u zhvendos nga përpara ndërtesës së LSM-së, drejt Parlamentit, Odës ekonomike dhe përfundoi para qeverisë. Udhëheqësit sindikalë që janë pjesë e sindikatave të degëve në LSM-së, si dhe disa udhëheqës nga sindikata të tjera që mbështetën protestën, i dërguan mesazhe të forta Qeverisë, deputetëve, punëdhënësve si dhe pronarëve të kompanive.

“Këta që janë prapa nesh, do ta korrigjoj kolegun tim, nuk janë punëdhënës. Këta janë shefa pa shtyllë kurrizore që për 30 vjet na e kanë thithur gjakun me pambuk dhe për të cilët 500 euro janë shumë për ne, por tani në Greqi 5000 euro për një fundjavë nuk janë të mjaftueshme. Kjo nuk është për “uaa”, kjo ka të bëjë me çdo ditë, të jemi këtu në rrugë gjithë ditën derisa të na japin rritje të pagave”, deklaroi Peshevski.

“Më gëzon që ka mjaft sindikalistë të rinj këtu dhe besoj se në periudhën në vijim ata do të vazhdojnë misionin tonë dhe ne do të jemi në të njëjtin nivel si më parë. Pra, një tjetër falënderim i madh për këta punëdhënës, për të ditur se kush është kush në këtë Maqedoninë tonë të vuajtur”, tha Gerasov.

Protesta përfundoi para qeverisë, ku u kërkua rritja e pagës minimale, respektim i marrëveshjeve kolektive dhe rritje të të gjitha pagave për 100 euro, u kërkua edhe kthimi i kompensimit për ushqim dhe transport , njëjtë siç marrin edhe deputetët. Nga LSM thonë se nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre dhe nëse nuk plotësohen ato, do të ketë edhe protesta më masive.

Në protestën e sotme nuk kishte sanduiçe për të pranishmit, gjë që pritej, për shkak se dje sanduiçë paralajmëruan anëtarët e Konfederatës së sindikatave të lira, por ata nuk ishin në protestë.