Fushata zgjedhore në Bullgari është arsyeja që po bllokon rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, thotë analisti politik Albert Musliu. Duke folur për propozimet deri tash të panjohura që Shkupi ia ka nisur Sofjes për zgjidhjen e kontestit, Musliu pret që të jenë rreth dinamikës së ngadalshme të punës së komisionit të historisë, infrastrukturën, gjuhën e urrejtjes. Po ashtu dokumenti mund të përmbajë kapituj rreth disa figurave që pak janë promovuar nga palët e për të cilat tashmë janë gjetur zgjidhje.
“Lidhet me disa figura historike të cilat janë pranuar si figura të të dyja palëve. Mendoj se edhe kontesti me Goce Dellçevin do të zgjidhet por nuk besoj se mund të zgjidhet tani aq shpejt, por mendoj se pala maqedonase do të dalë me ndonjë propozim, agjendë, për përshpejtimin e agjendës së këtij komisioni, jo se pala tjetër nuk e di atë punë, por me qëllim që edhe pales tjetër ti jepet material që të dale faqebardhë nga ky ngërç”, tha Albert Musliu në një intervistë për TV21.
Intervistën e plot me analistin Albert Musliu do të mund ta ndiqni në ora 19:10 TV21.