Me 20 milionë euro para shtetërore për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, LSDM-ja do t’i ndihmojë ekonomisë, nëse do të fitojë në zgjedhjet e parakohëshme të vitit 2016.
Këtë masë ekonomike e paralajmëroi Kryetari i Komisionit për Financa i LSDM-së, Kire Naumov. “Për këtë arsye, që në vitin e parë, për 4 fish më shumë në raport me mesataren e katër viteve të mëparshme, do ta rrisim shumën që do të ndajë për masa aktive për punësim dhe kjo ka vlerë prej 22 milionë eurosh. Presim që numri i personave të cilët do të punësohen në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes këtyre masave, të ketë një vlerë prej 16.000 personash në nivel vjetor”, informoi Naumov. Siç tha Naumovi, në vend të shpenzimit të parave për përmendore, ato do të rialokohen për punësim.
Me këto masa, sipas LSDM-së, do të kthehet klasa e mesme në Maqedoni. “Thuajse nuk ekziston përkrahje shtetërore për sipërmarrjet vendore. Qeveria i përdorë sipërmarrjet vendore vetëm për mbushje të Buxhetit përmes donacionesh dhe ndëshkimesh. Nuk ka investime në sektorin e energjetikës. Edhe pse ka oferta për prodhim vendor të eneregjisë elektrike, qytetarët paguajnë për rrymë të importuar që është e shtrenjtë”, tha Dragan Tevdovski, kryetar i Komisionit për Ekonomi pranë LSDM-së.
Tevdovski hodhi kritika edhe mbi çështjen e subvencioneve që, sipas tij, po i jep Qeveria e që nuk janë të rregullta, as nuk janë në funksion të zhvillimit të bujqësisë.
Zimer Jashari
