Propozim-buxheti për vitin 2023 në Kuvend, janë parashtruar mbi 250 amendamente

TË FUNDIT

Në Kuvend do të duhet të fillojë debati për Propozim-buxhetin për vitin 2023. Për të do të debatojë Komisioni amë për financim dhe buxhet.

Të ardhurat e përgjithshme në Propozim-buxhetin për vitin 2023 janë planifikuar në nivel prej 282 miliardë denarëve dhe janë më të larta për 14,8 për qind në krahasim me vitin 2022, ndërsa shpenzimet janë në nivel prej 324,8 miliardë denarë apo janë për 12,6 për qind më të larta në krahasim me vitin 2022. Deficiti buxhetor është në nivel prej 4,6 për qind nga BPV-ja e planifikuar.

Rritja ekonomike e ekonomisë vendore është projektuar në 2,9 për qind, ndërsa shkalla e inflacionit 7,1 për qind.

Propozim-buxheti është përgatitur në pajtim me Ligjin e ri për buxhete dhe me të duhet të mbahet rritja ekonomike, të kryhen rregullisht të gjitha obligimet e shtetit dhe të mbështeten reformat dhe proceset eurointegruese të vendit.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi pret interesim të madh për diskutim. Në deklaratë për MIA-n, ai dje theksoi se inkluziviteti është çdoherë i mirëseardhur në mënyrë që të përballen argumenet “për” dhe “kundër” dhe të zgjidhet më e mira.

Për Propozim-Buxhetin janë parashtruar 263 amendamente nga të gjitha partitë politike prej të cilave rreth 200 janë nga VMRO-DPMNE-ja. Kryetari i Komisionit për financim dhe buxhet, Bojan Stojanoski dje deklaroi se interesi është posaçërisht i madh dhe se pret debat të frytshëm.

Dy sindikatat më të mëdha në vend – Lidhja e sindikatave të Maqedonisë dhe Konfederata e sindikatave të lira u bëri thirrje deputetëve të propozojnë dhe votojnë përmirësim të standardit të punëtorit, shprehën shqetësim që janë paraparë mjete të pakonsiderueshme për rritje të rrogave të të punësuarve në sektorin publik dhe atë vetëm për ato kategori për të cila me rritjen e rrogës minimale vitin e ardhshëm, rrogat e tyre do të mbeten nën të, ndërkaq nuk janë paraparë pothuajse fare mjete për pagesë të kompensimeve dhe shtesave të rrogave të caktuara me ligj dhe marrëveshje kolektive.