Prokuroria vazhdon të mos mbajë konferenca për media për punën e saj

TË FUNDIT

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia dënohet me 9 vjet burg

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia, është dënuar sot me nëntë vjet burg për pastrim parash dhe përvetësim...

Ish-komandanti i ushtrisë boshnjake dënohet për krime lufte

Gjykata e Sarajevës e ka dënuar me 10 vjet burgim një ish-komandant të ushtrisë boshnjake, pasi erdhi në përfundimin...

Kida rrëmben vëmendje me ndryshimin e ri

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Kida përveç që njihet për projektet e saj, njihet edhe për eksperimentet që...

Guteresh mirëpriti hyrjen në fuqi të Traktatit për ndalimin e armëve bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guteresh mirëpriti hyrjen e sotme në fuqi të Traktatit për Ndalimin e Armëve...

Xhonson: Ka prova se varianti i ri i korona virusit është më vdekjeprurës

Varianti i ri i koronavirusit, i cili u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë më vdekjeprurës, ka...

Prokuroria shtetërore edhe më tutje nuk mban konferenca për media në të cilat do të prezantohen segmente nga puna e bërë, vërehet mungesë e kumtesave për media, veçanërisht për lëndë të rëndësishme të cilat i interesojnë publikut, ndërsa kanë të bëjnë me interesat pronësore të shtetit, tregon Raporti i pestë monitorues për punën e Prokurorisë shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën korrik-dhjetor 2020.  

Raporti përmban informacione sa i përket efektivitetit dhe transparencës në punën e këtij organi, ndërsa veçanërisht theks i është vendosur mbrojtjes së interesave pronësore të republikës në procedurat gjyqësore, procedurat për privatizim të tokës ndërtimore, denacionalizim, eksproporcion përmes prezantimit të lëndëve të cilat janë regjistruar dhe zgjidhur para gjykatave kompetente në këtë periudhë gjashtë mujore. 

Sipas informacioneve të mara nga Gjykata Themelore Civile Shkup, për periudhën prej 1.6.2020 deri më 27.10.2020, Raporti evidentoi gjithsej 335 lëndë, në të cilat, si përfaqësuese sipas ligjit, paraqitet Prokuroria shtetërore, prej të cilave më së shumti 249 lëndë në konteste të punës, pastaj 32 lëndë në konteste tregtare, 29 lëndë në konteste jogjyqësore dhe 26 lëndë në konteste pronësore dhe familjare. 

 “Edhe më tutje konstatohet nevoja për vendosje të sistemit elektronik, i ngjashëm më atë AKMIS që funksionon në gjykata, i cili do të mundësonte ekzistimin e statistikës së hollësishme, i kontrolluar dhe kontroll i shpejtë në secilën fazë në të cilën gjenden lëndët, ndërsa do të ekzistonte edhe rrjetëzim i ndërsjellë me prokuroritë e tjera, si dhe me prokurorinë shtetërore për rajonin e Shkupit”, thuhet në raport. 

Në periudhën korrik-dhjetor 2020 Instituti për Të Drejtat e Njeriut ka bërë monitorim të 50 lëndëve gjyqësore të cilat udhëhiqen në Gjykatën Themelore Civile në Shkup dhe në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, ndërsa në të cilat Prokuroria Shtetërore ka kërkesa pronësore-juridike të drejtuara kah të akuzuarit në procedura penale. 

 “Nga ndjekja e lëndëve të selektuara gjyqësore mund të konstatohet se bashkëpunimi i organeve shtetërore me PSHRMV është i vazhdueshëm, edhe pse, në disa raste, paraqiten probleme, të cilat janë rezultat i afateve të shkurta për veprim, thuhet në raport. 

Në raport, gjithashtu, theksohet se nga Prokuroria Shtetërore nuk kanë marrë përgjigje në pyetjen se sa është paguar nga/në Buxhetin e RMV-së, gjegjësisht është marrë përgjigje se nuk disponojnë me ato informacione, sepse mjetet paguhen përmes Ministrisë së Financave, përderisa shpenzimet për përfaqësim, të cilat i janë lënë PSHRMV, paguhen përmes Drejtorisë për të Ardhura Publike dhe të njëjtat paraqesin të ardhura në Buxhet. 

Monitorimi është bërë në kuadër të projektit “Bashkë në luftën kundër korrupsionit” të cilin e realizojnë SKUP, Instituti për të Drejtat e Njeriut dhe Medium si partnerë, me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve të sektorit qytetar për realizimin e rolit të kontrollorëve të punës së organeve shtetërore.

TË NGJAJSHME