Moti do të karakterizohet me vranësira të pjesshme dhe intervale me diell gjatë ditës. Në zonat jugore priten reshje të shkurtra lokale shiu.
Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior, e cila herë pas here mund të përforcohet.
Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 17 deri në 25 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht i vranët, me erë të lehtë deri mesatare nga veriu, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 23 gradë Celsius.
