Prokuroria kërkon dënime më të larta për “Reketin”, shfuqizim të aktvendimit kërkojnë Boki 13 dhe Katica Janeva

TË FUNDIT

Jordan Kamçev është vetëm dëshmitarë në rastin “Reket” por jo edhe i dëmtuar edhe pse thuhet se u ka dhënë 1 milion euro të dënuarve, Bojan Jovanovski dhe Katica Janevës, me qëllim që të fitojë rrethana lehtësuese në rastin “Perandoria” tha mbrojtja duke shpjeguar ankesat para Gjykatës së Apelit.

“Çfarë shihni në ato 4 sekonda? Para, dorë femre, një listë në fletë dhe një person i cili e bartë atë çantë më lehtë sesa unë këtë maskë dhe kështu e lëkund. Në këtë do të bazohet ky aktvendim prej 9 dhe 7 viteve dënim me burg”, deklaroi Sasho Dukovski, avokat i Boki 13.

Mbrojtja ankohet edhe për incizimet të cilat, siç thonë, Kamçev i ka bërë në mënyrë ilegale, duke pyetur se pse në to nuk është pjesa e dorëzimit të parave. Sipas incizimeve të publikuara në opinion, me çantë në dorë del Kiçeec, i cili e pranoi fajin në seancën e parë gjyqësore, por sot Boki 13 tha se nuk do të vepronte njëjtë nëse përsëri do të pyetej.

“Ti besoni Jordan Kamçevit, se ai ka nxjerrë para nga llogaritë e tyre, të mos kontrolloni llogaritë, është e pakuptimtë. Të pohoni se paratë janë shkëmbyer në këmbimoren “Bella” e më pas të mos kontrolloni në Bankën Popullore nëse është paraqitur transaksioni i tillë, ndërsa është e obliguar që ta paraqes, edhe kjo është e pakuptimtë”, u shpreh Delo Kadiev, avokat i Katica Janevës.

Për shkak të shkeljeve në procedurë, pala mbrojtëse kërkon shfuqizim të aktvendimit dhe kthimi i lëndës në rigjykim. Prokurori suprem kërkoi që të rriten dënime me burg.

“Dënimet e shqiptuara janë të buta dhe nuk do të plotësohet qëllimet e sanksioneve. Gjykata i ka mbivlerësuar rrethanat lehtësuese dhe nuk i ka marrë mjaftueshëm parasysh rrethanat vështirësuese. Propozoj që Gjykata e Apelit tu shqiptojë dënime më të larta”, njoftuan nga Prokuroria Publike.

Katica Janeva për shkak të problemeve shëndetësore nuk erdhi sot në Gjykatën e Apelit, por dërgoi letër ku thuhet se pajtohet të mbahet seancë e hapur gjyqësore. Ajo dhe Bojan Jovanovski deri se të sjellë Gjykata e Apelit vendim do të mbeten në paraburgim shtëpiak. Me aktvendimin e shkallës së parë, Jovanovski u dënua me 9 ndërsa Janeva me 7 vite dënim me burg.

TË NGJAJSHME