Prokuroria kërkoi të refuzohen kërkesat për lëndën “Transportuesi”

TË FUNDIT

Prokuroria e Lartë Publike Shkup kërkoi të refuzohen si të pabaza ankesat e parashtruara nga të akuzuarit në lëndën “Transportuesi”, ndërsa pjesërisht të pranohet ankesa e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

“Pas aktvendimit të Gjykatës Penale Shkup në lëndën në opinion të njohur si “Transportuesi”, janë parashtruar ankesa nga të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre. Ata kërkojnë që vendimi i shkallës së parë të shfuqizohet dhe lënda të kthehet në shqyrtim dhe vendim të serishëm. Prokurori publike nga Prokuroria e Lartë Publike pas  inspektimit të dokumentit të lëndës dhe analizës së gjithëpërfshirëse të provave, deri Gjykata e Apelit Shkup dorëzoi propozim lidhur me ankesat e parashtruara”, theksohet në kumtesën e sotme nga PPRMV-ja.

Njëherësh, siç shtohet në kumtesë, Prokuroria e Lartë Publike Shkup konsideron se gjatë aktvendimit, Gjykata Penale Shkup saktë i përcaktoi rrethanat lidhur me kohën, vendin dhe mënyrën e kryerjes së veprave penale, komunikimin e ndërsjellë të të akuzuarve. lidhjet e tyre, si dhe mënyrën e ndërmarrjes së  veprimeve të inkriminuara. Nga atje, Prokuroria e Lartë Publike Shkup vlerësoi se Gjykata saktë i ka matur dënimet me burgim efektiv të personave të akuzuar.

 Prokuroria e Lartë Publike Shkup nuk i ka pranoi pretendimet e paraqitura në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të cilat i referoheshin kërkesës për rritjen e lartësisë së dënimeve të shqiptuara efektive të të akuzuarve të tjerë.