Prokuroria hyn në objetkin e KSHZ-së, do të hetohet nëse ka vepër penale në prokurimin publik të softuerit

Must Read

Publikohen pamje nga sonda kineze “Tianwen-1” në hapësirë!

Më 1 tetor, me rastin e Ditës Kombëtare dhe Festës së Mesvjeshtës, Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës...

Protestë në gjimnazin e Tetovës, nxënësit kërkojnë mësim me prani fizike

https://youtu.be/jlX1wNbcN1I Nxënësit e shkollave të mesme në qytetin e  Tetovës gjatë ditës...

Ekonomia seriozisht e goditur nga kovid kriza, projeksionet për vitin 2019 më të këqija se ato të 2009 dhe 2012

https://youtu.be/6gd_ziWIix4 Se ekonomia e vendit është seriozisht e goditur nga pandemia, indikator...
- Advertisement -

Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në orët e mëngjesit ka hyrë në zyrat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor,  për të marrë dokumentacionin  e tenderit për prokurimin e softuerit për faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Lënda është ngritur “me të dëgjuar”  sepse pas disa shkrimeve nga mediat ishte kuptuar se tenderi për softuer ishte anuluar dhe më pas përmes një procedure të negociuar pa shpallur një njoftim, azhurnimi i softuerit iu dha kompanisë “Duna” dhe kontrata me këtë kompani është bërë në katër sy.

 “Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot ka hyrë në hapësirat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor që të marrë dokumentacionin e tërësishëm të tenderit e cila ka të bëjë me prokurimin publik të softuerit të ri dhe ta vlerësojë ligjshmërinë e procedurës”, thonë nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit .

- Advertisement -

Kryetar i Komisionit Shtetëror  i Zgjedhjeve në një emision në TV Telma menjëherë pas zgjedhjeve kishte thënë se procedura për prokurimin publik është ligjore dhe janë respektuar të gjitha procedurat.

 “Zgjedhjet u caktuan dhe nuk kishim shumë kohë përsëri të shpallim tender publik. Nuk ështe tender në 4 sy një gjë të tillë e kanë bërë më përpara. Tani keni procedurë sipas ligjit për prokurim publik ku nëpërmjet bisedimeve mblidhnim ofertat, përsëri i ftuam të dy kompanitë për shkak të interesit të tyre, ofruan oferta dhe përsëri më e mirë ishte oferta e Duna computer. Pra të dy kanë marrë pjesë , përsëri ka pasur ankesa nga pala e pakënaqur dhe në atë ankesë Komisioni Shtetëror për ankesa gjatë prokurimeve publike e hodhi poshtë ankesën dhe ka konstatuar se kemi vepruar drejt”, deklaroi Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.

- Advertisement -

Nga sektori për krim kompjuterik në MPB kanë konstatuar se sulmuesit e faqes së KSHZ-së kanë kryer sulm “DDoS” apo një nga sulmet më të fuqishme të softuerëve. Ai është kryer nga qindra kompjuterë paraprakisht të sulmuar që hakerët i kanë pasur nën kontroll. Ky sulm ka pamundësuar shpalljen e rezultateve zgjedhore.

- Advertisement -

LAJME 18:30

#21LiveNews

#21LiveNews 18:30 Lajmet në gjuhën shqipe | 01.10.2020

Posted by TV21 on Thursday, October 1, 2020

Publikohen pamje nga sonda kineze “Tianwen-1” në hapësirë!

Më 1 tetor, me rastin e Ditës Kombëtare dhe Festës së Mesvjeshtës, Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës publikoi pamjet e fluturimit të...

Protestë në gjimnazin e Tetovës, nxënësit kërkojnë mësim me prani fizike

https://youtu.be/jlX1wNbcN1I Nxënësit e shkollave të mesme në qytetin e  Tetovës gjatë ditës së sotme kanë protestuar para...

Ekonomia seriozisht e goditur nga kovid kriza, projeksionet për vitin 2019 më të këqija se ato të 2009 dhe 2012

https://youtu.be/6gd_ziWIix4 Se ekonomia e vendit është seriozisht e goditur nga pandemia, indikator më të mirë janë gjendja...

Nxënësit e Leshnicës bojkotojnë mësimin, prindërit ankohen për objektin e vjetër të shkollës

https://youtu.be/dZiC1PUySec 40 nxënës nga Leshnica e Zhelinës kanë bojkotuar mësimin edhe pse nga ministria i kanë lejuar...

Zekiri akuzon Ademin për neglizhencë, Ademi e quan provokator kujdestar ndaj BDI-së

https://youtu.be/WCkkVyQscwo “Ministria e Arsimit e mandatit të kaluar neglizhoi përgatitjet për fillim të vitit të ri shkollor,...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -