Prokurori është sëmurë, anulohet seanca për “Besa Trans”

TË FUNDIT

Sot duhet të thuheshin fjalët përfundimtare në lëndën gjyqësore për “Besa Trans”, por ajo u anulua pasi prokurori Vlladimir Milloshevski për arsye shëndetësore nuk shkoi në gjykatë. Seanca u anulua për më 7 shkurt, përcjell TV21. Gjykimin e udhëheq gjyqtari Ivica Stefanovski.

Prokuroria akuzon pronarin dhe “Besa Transin” se certifikata e licencës për transport ndërkombëtar është falsifikuar, ndërkaq teza e mbrojtjes është se nuk ka falsifikim të dokumenteve në çështje – vepër për të cilën akuzohet drejtuesi dhe kompania. Ata pretendojnë se nuk është bërë dokument i rremë dhe as nuk është ndryshuar licenca ekzistuese për t’u përdorur si e vërtetë.

Aksidenti ndodhi më 23 nëntor vitit 2021, kur në orët e para të mëngjesit, kur autobusi “Besa Trans”, i cili po kthehej nga Stambolli me turistë, u përplas në rrethojën e autostradës Struma, në afërsi të fshatit bullgar Bosnek. Në mesin e  45 të vdekurve ishin 12 fëmijë, ndërsa 7 mbijetuan./tv21.tv