Prokuroret e Speciales kanë marrë bonuse 4.6 milion euro! Revizoni sheh parregullsi në dhënien e bonuseve

TË FUNDIT

Nga fondi i PPS e cila tashmë nuk është në funksion,  4.6 milion euro bonus në mënyrë të paligjshme janë paguar për prokurorët e kësaj prokurorie. Bonuset janë dhënë për të mbajtur në fshehtësi informacionet nga materialet e përgjuara dhe mbrojtje të veçantë të privatësisë. Kështu thotë raporti i fundit të Entit Shtetëror për Revizion.

Ish prokurorja Speciale Fatime Fetai nuk deshi ta komentoj, sepse siç tha ende nuk e kishte lexuar raportin.

 “Pashë vetëm që ka raport nuk arrita ta lexoj sepse ishte pikërisht para gjykimit. Ndoshta kur do ta lexoj do ta komentoj. Me të vërtetë nuk është korrekte të komentoj diçka që nuk e kam lexuar”, tha Fatime Fetai – ish-prokurore Speciale.

Kontrolli i Revizioni të Shtetit tregoi se vetëm në pjesën e kompensimeve të pagave në tre muaj në vitin 2015, Prokuroria Speciale  ka paguar më shumë para për shtesat, sesa për pagat, ndërsa bonuset janë bërë pa asnjë bazë ligjore, thuhet në raportin e Revizionit.

“Lidhur me realizimin e së drejtës për kompensime të tjera, konstatuam se saktësia e llogaritjes, evidentimi dhe pagesa nuk përputhen në të gjitha aspektet materiale, me rregullativën ligjore dhe aktet e brendshme”, thonë nga Enti Shtetëror për Revizon.

Por ish-kryetarja e PPS-së, Katica Janeva, nuk pajtohet me konstatimet e revizionit. Ajo u dërgoi vërejtje revizorëve.

 “Mesazhi që po dërgohet në këtë mënyrë a është se: askush në këtë vend të mos merret më me ndjekjen penale të korrupsionit të lartë në mënyrën se si e bëra unë dhe Prokuroria Publike Speciale, sepse në fund gjithçka do të jetë objekt rishikimi”, tha Katica Janeva – ish-kryeprokurore e Speciales.

Ndërkohë që analiza e revizorëve tregoi se vetëm zyrtarët në PPS-së morën bonuese prej gjysmë milioni euro, për periudhën nga marsi 2016 deri në gusht 2019. Skandali me bonuset e ish prokurorëve special doli në shesh me portalin Financa të Hapura. Revizorët përgatitën dy raporte për bonuset në PPS. Një për publikun dhe një tjetër për Prokurorinë e Krimit të Organizuar, të cilin e kërkoi Revizioni.