Projekti “Luna Park” ne fazë përfundimtare? Ararsovska: Nuk do të ketë ndërtesa apo prerje të pemëve

TË FUNDIT

“Ashtu si paraardhësit e saj edhe kryetarja aktuale Danela Arsovska njofton se do ta ndërtojë “Luna Parkun” e ri. Nëse do të ndërtohet vërtetë dhe Shkupi do t’i ngjajë qyteteve evropiane me një park argëtimi, apo do të mbetet ëndërr e një fëmije, mbetet për t’u parë.”

Arsovska hedh poshtë zërat se do të ngriten ndërtesa në vendin e “Luna Parkut” apo se pemët do të priten. Ai vend thotë se është i destinuar vetëm për “Luna Park” dhe projekti është në fazën përfundimtare.

“Në “Luna Park” nuk do të ketë ndërtime dhe asgjë më shumë se sa parashikon projekti dhe këto janë vetëm rekuizita që do të shërbejnë për argëtim, pra çfarë duhet të ketë vetëm “Luna Park” sipas projektit.”- deklaroi Danella Arsovska, kryetare e Qytetit Të Shkupit

Pas dy dekadash, Arsovska u premton fëmijëve do të mund të argëtohen, siç janë argëtuar dikur fëmijët në “Luna Park”. Ata do të mund të shijojnë një park si në metropolet më të zhvilluara. Mjetet financiare për projektimin, ndërtimin, blerjen e pajisjeve dhe rekuizitave si dhe instalimin e tyre janë siguruar nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2022, ndërsa faza e ardhshme do të realizohet me buxhetin e vitit 2023 dhe 2024.