Prodhimi vendas i rrymës në kolaps/ Qeveria: Bëni dush më shpejt, do të kurseni ujë dhe rrymë

TË FUNDIT

-Bën ftohë, hë?

Temperaturat po bien, kurse ngrohja u bë luks. Vetëm 8 ditë më parë premtoi:

“Rryma është siguruar, 100% prodhim vendas në tregun e rregulluar”- tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

E sot blejmë rrymë. Në vend që të rritet, prodhimi në vend po reduktohet. Për momentin gjysma e objekteve janë jashtë funksionit. Prandaj, Qeveria këshillon:

“Bëni dush më shpejt, do të kurseni ujë, rrymë dhe para në faturat tuaja”- tha Dushko Arsovski, Zëdhënës I Qeverisë.

Hidro-potenciali po shteron – TEC Osllome dhe TEC Negotinë janë jashtë rrjetit, kurse TEC Manastiri funksionon me vetëm një bllok. Nga mbrëmë Blloku 1 është shkyçur. Kryeministri thotë se është për shkak se ka plasur një gyp, ndërsa nga EMV-ja pohojnë se bëhet fjalë për aktivitete të planifikuara për riparim.

“Energjinë elektrike nga Blloku 1 i TEC Manastirit, EMV do ta kompensojë me rritjen e prodhimit në stacionet e tjera, si dhe me blerjen e rrymës për të cilën kompania ka lidhur marrëveshje deri më 20 nëntor.”- thanë nga EMV.

Kryeministri, për menaxhimin e këtillë nuk mendon se dikush duhet të mbajë përgjegjësi.
“Nuk bëhet fjalë për përgjegjësi por bëhet fjalë për përpjekje dhe punë të madhe që të punësuarit dhe udhëheqësit e TEC Manastirit e bëjnë që ta mbajnë në funksion TEC Manastirin.”- pohoi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Zv/kryeministri qetëson.
“Ju sigurojmë se kemi energji elektrike deri në fund të vitit, puna e përditshme nuk duhet t’i brengosë të gjithë, për shkak se bilanci energjetik është i tillë siç thamë para disa muajve sipas planit deri në fund të vitit.”- pohoi Fatmir Bytyqi, Zv/Kryeministër Për Çështje Ekonomike.

Si do të jetë pas vitit të ri?
“Si edhe deri më tani…”- tha Ali Ahmeti dhe Dimitar Kovaçevski