Procesi gjyqësor kundër Navalnit vazhdon më 12 shkurt

TË FUNDIT

Gjykata në rajonin e Moskës në Medvedkovën Jugore e anuloi sot seancën dëgjimore për më 12 shkurt për veprën penale kundër Aleksej Navalnit, i cili akuzohet për shpifje nga veterani i Luftës së Madhe Patriotike, Ignat Artemenko, deklaroi gjykatësja Vera Akimova, transmetojnë mediat ruse.

Procesi gjyqësor është ngritur për shkak të komenteve negative të Navalnit në lidhje me video materialin, në të cilën veterani i luftës flet për mbështetjen e tij për ndryshimet e Kushtetutës së Federatës Ruse.

Nëse dënohet për shpifje, Navalni mund të gjobitet ose të dënohet me punë të obliguar.