Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, nesër do ta publikojë albumin e ri “Radical Optimism”, album ky i përbërë nga 11 këngë ku të përfshira janë edhe kënglt “Houdini” dhe “Training Season”.
“Disa vjet më parë, një mik më prezantoi me termin ‘Optimizëm Radikal’. Është një koncept që më bëri jehonë dhe u bëra më kurioze, pasi fillova të luaja me të dhe ta fusja në jetën time”, tha Lipa duke folur mbi albumin e ri.
