Sulmuesi argjentinas i Barcelonës, Sergio Aguero të mërkurën do të zbulojë planet e tij për të ardhmen, pasi në tetor vuajti nga probleme me zemrën.
“Sergio Kun Aguero në orën 12:00 të mërkurën më 15 dhjetor nga Camp Nou do të japë deklaratë për të ardhmen e tij. Futbollistit të ekipit të parë do t’i bashkohet presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta”, theksoi Barcelona sot në Twitter.
Aguero, 33-vjeç, u dërgua në një spital për analiza kardiologjike pasi u ankua për dhimbje gjoksi gjatë një ndeshjeje të La Ligës spanjolle kundër Alavesit më 30 tetor.
Në nëntor, Barcelona tha se Aguero nuk do të jetë në dispozicion për të paktën tre muaj pas testeve.
Më pas u raportua se Aguero u përball me aritmi kardiake.
Në korrik, Barcelona nënshkroi Agueron nga Manchester City si transferim të lirë.
Këtë sezon Aguero zhvilloi pesë ndeshje dhe shënoi një gol.
