Ngrirja e çmimeve nuk do të ndryshojë çmimin nëpër hotele, përkundrazi, nëpër hotelet e Ohrit dhe Strugës këtë verë do të ketë rritje të çmimeve. Nga HOTAM thonë se edhe më këtë rritje të çmimeve, mbetemi vendi me çmimet më të lira në Ballkan, andaj presin që vitet në vijim dhe më tej të ketë e rritje të çmimeve.
“Nuk ka më 20-30 euro për një natë, por do të jetë mbi 30 euro, diku edhe më shumë dhe mund të them se këto janë çmimet të ulëta sepse nëse dalim në një anë do të shohim se janë nga 50-60 dhe më shumë euro, por për t’i arritur këto çmime duhet të punojmë pak më shumë”- thotë Kërste Bllazheski, kryetar i HOTAM.
Me ardhjen e pranverës ka filluar të ketë lëvizje të turistëve, andaj Bllazheski pret sezon shumë të mirë. Madje thekson faktin se gjatë verës priten nga 5 deri në 9 fluturime në javë me turistë të huaj.
“Kjo edhe tani po vërehet dhe shohim turist nga gjithkund, sidomos gjatë fundjavave fillojnë edhe ardhjet në turne dhe gjithçka po gjallërohet, seminaret janë në këtë periudhë mars, prill, maj”- shton Kërste Bllazheski, kryetar i HOTAM.
Turistët që këto pushime t’i kalojnë në Liqenin e Ohrit pritet që më shumë të jenë nga Turqia, Norvegjia, Polonia dhe Anglia.
