Pritet rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri, prin PS-ja! Partitë politike kanë shpallur të dyja njëkohësisht fitoren

TË FUNDIT

Në Shqipëri vijon procesi i numërimit të votave në shumicën e qendrave te numërimit në Shqipëri, ndërsa po dalin edhe rezultatet e para.

Të dyja partitë kryesore në vend kanë shpallur fitoren .

Kryetari I Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar edhe gjatë ditës së sotme se Aleanca për ndryshim që ai drejton ka fituar shumicën dhe  se Partia Socialiste në pushtet po vonon procesin e numërimit .

Nga ana tjetër Socialistët e Edi Ramës sipas rezultateve të deri tanishme të dala nga Komisioni zgjedhor janë në krye duke fituar ndaj opozitës .

Procesi I numërimit është mjaft I ngadaltë edhe pse Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ai I Bashkimit evropian Soreca po motivojnë numëruesit duke qenë vet prezent në qendrat e numërimit .

Gjatë pasdites së sotme ka dal edhe raporti paraprak I vëzhgueseve të OSBE ODHIR ,ku ka evidentuar disa shkelje si dhuna gjatë fushatës zgjedhore pas incidentit në Elbasan ku humbi jetën një qytetar, po kështu në këtë raport thuhet se mbetet problem  Shitblerja e votave. Kjo ka një ndikim më besimin e publikut për pjesën më të madhe të popullsisë. Apo presioni që mund të jetë bërë për votën u shprehen vëzhguesit e OSBE ODIHR ,të cilët në përgjithësi e kanë quajtur një proces të suksesshëm pavarësisht situatës së Koronavirusit .

Raporti përfundimtar I OSBE ODHIR do të dal më 28 Maj.

Edhe gjatë ditës së sotme deri pas mesnate ka shumë pak gjasa që të dal rezultati final I këtyre zgjedhjeve .

Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi gjatë ditës së diel.

Përgatiti: Nertil Agalliu