Pritet që deri më 15 nëntor në planet të ketë rreth tetë miliardë banorë

TË FUNDIT

Popullata botërore priret të arrijë tetë miliardë deri më 15 nëntor, tregojnë sot projeksionet e publikuara të Departamentit të Çështjeve Ekonomike dhe Sociale të OKB-së. Sipas të dhënave, deri vitin e ardhshëm India do të arrijë Kinën si vendi më i populluar në botë.

Sipas Departamentit të Çështjeve Ekonomike dhe Sociale të OKB-së që e përgatiti parashikimin, popullata botërore për momentin po rritet me tempo të përshpejtuar që nga viti 1950. Popullata botërore do të mund të arrijë deri në 8,5 miliardë në vitin 2030 dhe 9,7 miliardë deri në vitin 2050, duke arritur kulmin e tyre në rreth 10,4 miliardë njerëz në vitet 2080 ku vlerësohet se ashtu do të mbesë deri në vitin 2100.

Më shumë se gjysma e rritjes së parashikuar të popullatës në dekadat e ardhshme do të jenë në shtetet – Republika Demokratike e Kongos, Egjipt, Etiopi, Indi, Nigeri, Pakistan, Filipinet dhe Tanzani.