Prilep, lokalizohen zjarret dhe mbahen nën kontroll

TË FUNDIT

Zjarret në Prilep janë lokalizuar disa janë shuar tërësisht por përsëri pikat e nxehta duhet të mbahen nën kontroll sepse ato janë në rrezik që të aktivizohen përsëri, theksoi Viktor Stojçevski komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Prilep. Një zjarr aktiv është afër fshatit Rilevo por është nën kontroll, kemi ekuipazhe dhe ndihmë nga ndërmarrjet publike, gjatë ditës të gjitha zjarret do të shuhen por duhet të jenë nën kontroll, deklaroi Stojçevski.

Në Prilep dje ka pasur pesë zjarre të cilat kanë ndodhur në një periudhë prej dy orësh.

Stojçevski potencon se problemi më i madh ka qenë rruga rajonale ku trafiku duhej të ndalohet për të mirën e qytetarëve, në Prilep zjarret janë lokalizuar aktualisht disa janë shuar por duhet të kontrollohen për shkak të erës së fortë dhe barit të thatë dhe zjarri mund të riaktivizohet.