Ky është Zejnulla Zyberi nga fshati Garan i Kërçovës.
Pretendon se ky përrua afër arës së vet i takon atij, edhe pse është në pronësi të shtetit.
Thotë se edhe arat tjera poshtë tij përroin e kanë mbi vete dhe e kanë blerë nga shteti.
“Kjo është e kësaj fushe këtu si kjo poshtë që e ka të shkruar mbi vete, e pe si e ka shkruar, kjo është nga viti 1949 pronë shtetërore”, tha Zyberi.
Ai kërkon gjithashtu nga banorët që të mos hedhin mbeturina në përrua sepse, siç shprehet, po të ketë vërshime uji do të hyjë në arën e tij.
“Kërkoj të më japin një qëndrim nga gjykata ke kërkoj nga banorët që të mos hedhin mbeturina këtu, dil lartë të shohësh është e mbushur me mbeturina çdo ditë dhe nuk ndalen”, tha Zyberi.
Ai insiston ta blej këtë përrua pasi banorët hedhin mbeturina në të për ta mbushur e për ta shfrytëzuar si parking.
TV21 kërkoi qëndrim nga bashkësia lokale e fshatit, të cilën e hedhin poshtë deklaratën se banorët e lagjes duan ta mbushin këtë përrua për ta shfrytëzuar si parking.
