Presionet ndaj Kastriot Rexhepit vijnë pikërisht nga opozita, thotë Mitrevski

TË FUNDIT

  • -Është deputet që nuk mund të jetë kundër asgjëje, por është për rrugën evropiane, për ardhmërinë euroatlantike të vendit, kështu Jovan Mitrevski nga LSDM e komentoi mos-prezencën e deputetit Kastriot Rexhepi në Kuvend, shkruan TV21. Mitrevski hedhë poshtë akuzat e opozitës për kidnapim, ndërkaq thotë se presionet ndaj Rexhepit vijnë pikërisht nga opozita.

“Kastriot Rexhepi, për të si kolegë deputet kam informacione të kundërta me ato që i shpërndan opozita. Kjo do të thotë se presionet vijnë pikërisht nga ata. Pres që Kastriot Rexhepi në periudhën në vazhdim të del dhe të tregojë saktë gjithçka që i ka ndodhur në këtë periudhë”, tha Mitrevski.