Homologen e tij nga Republika e Kosovës, presidenten Vjosa Osmani, presidenti i vendit Stevo Pendarovski e priti me nderime të larta shtetërore.
E për shkak të motit me shi, u kujdes që ta mbajë edhe çadrën.
Pas takimit që patën delegacionet, dy presidentët iu drejtuan edhe mediave. Thanë se në takim kanë ndarë mendime dhe informacione për temat aktuale të raporteve dypalëshe, gjenden brenda dy vendeve, për aktualitetin dhe bashkëpunimin e ardhshëm ekonomik, integrimi europian të dy shteteve dhe çështjet e ndryshme rajonale.
“Bashkëpunimi i ndërmjetëm në segmente të ndryshme është në dobi të qytetarëve tanë dhe kjo gjë duhet patjetër të vazhdojë me intensitetet edhe me të madh në periudhën e ardhshme. Sa i përket bashkëpunimit ekonomik Republika e Kosovës është në listën e 20 vendeve me të cilën kemi shkëmbim më të madh tregtar. Gjatë 2022-tës shkëmbimi tregtar i përgjithshëm ka qenë 482 milionë euro”, tha Stevo Pendarovski, president.
Presidenti Pendarovski foli edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“E mbështesim vendimin e Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe në mënyrë aktive e mbështesim pjesëmarrjen e Kosovës në formate të ndryshme rajonale dhe kontinentale të bashkëpunimit”, pohoi tha Stevo Pendarovski, president.
Edhe njëherë e përshëndeti edhe marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë.
“E përshëndesim marrëveshjen e arritur për pranimin e propozimit të BE-së për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, zbatimi i së cilës do të kontribuojë për paqe, stabilitet, siguri jo vetëm te fqinjët tanë por edhe ne rajon në përgjithësi”, tha tha Stevo Pendarovski, president.
Presidentja Vjosa Osmani e falënderoi presidentin Pendarovski dhe institucionet e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e palëkundur që i ka dhënë Kosovës dhe shpreson që kjo gjë të vazhdojë edhe më tutje.
“Bashkëpunimi i ngushtë me Maqedoninë e Veriut dhe angazhimi ynë i përbashkët drejt institucioneve euroatlantike është thelbësore për më shumë paqe, më shumë stabilitet, më shumë harmoni dhe prosperitet për qytetarët tanë, si dhe për gjithë rajonin tonë”, pohoi Vjosa Osmani-Sadriu, presidente e Republikës së Kosovës.
Osmani tha se ndjehet e nderuar që viziton Maqedoninë, e që siç theksoi, bashkëkombësit e saj e quajnë vend të tyrin.
“Shqiptarët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë forcë e rëndësishme shtytëse drejt ndryshimeve pozitive si dhe në arritjen e aspiratave euroatlantike të RMV-së. Është me rendësi që të vazhdohet përkrahja dhe fuqizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në të gjitha sferat e shoqërisë, si qytetarë të barabartë e kontribues kyç në avancimin e RMV-së”, tha Vjosa Osmani-Sadriu, presidente e Republikës së Kosovës.
E në fund nuk e la pa e përmendur edhe autostradën e shumëpërfolur e ende të pa mbaruar. Shkup-Bllacë.
“Shpresoj që sa më parë të shohim edhe finalizimin e autostradës prej 12 km që lidh Shkupin me pikën kufitare me Republikën e Kosovës, kjo rrugë do të na afrojë më shumë dhe do të na krijojë mundësi më të mëdha për shkëmbime të mëdha të shumanshme, përfshi në ekonomi”, deklaroi Vjosa Osmani-Sadriu, presidente e Republikës së Kosovës.
Osmani potencoi se Kosova dhe Maqedonia që nga lidhja e marrëdhënieve diplomatike kanë nënshkruar 40 marrëveshje dypalëshe, shumë memorandume ndërministrore, ndërsa paralajmëroi edhe shumë të tjera.
