Presidenti Radev dëshiron t’i shtyjë zgjedhjet parlamentare në Bullgari

TË FUNDIT

Presidenti bullgar, Rumen Radev, dëshiron t’i shtyjë zgjedhjet parlamentare në vend, që ishin planifikuar për më 28 mars, dhe kërkoi ndryshim të procedurës për votim.

Me rastin e ndryshimeve në procedurën për votim, Radev në konsultime u bëri thirrje përfaqësuesve të partisë “Volja”. Kryetari i kësaj partie, Veselin Mareshki, konsideron se konsultimet e këtilla nuk bëhen dy muaj para zgjedhjeve.

“Më duket shumë çudi që konsultimet po zhvillohen tani, e nuk ishin para gjashtë muajve”, deklaroi ai për TV Nova.

Politikani, gjithashtu, konsideron se presidenti i shtetit nuk ka kompetenca të përballet me ndryshime në procesin zgjedhor, por ai duhet vetëm t’i shpallë zgjedhjet.

“Presidenti Radev dëshiroi zgjedhje më 28 mars, ndërkaq tani kërkon data të mëvonshme. Pyetja është: kush po i bën presion?”, pyeti Mareshki.

Radev në dhjetor i shpalli zgjedhjet për në fund të marsit, por në fillim të janarit , për shkak të numrit të madh të rasteve të vdekjes nga Kovid-129, urdhëroi që zgjedhjet të shtyhen si masë kundër përhapjes së virusit.