Presidenti njoftohet me gjendjen e Armatës, kërkon që me patjetër të vazhdohet me investimet në mbrojte

TË FUNDIT

Presidenti dhe Komandanti suprem i forcave të armatosura të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në takim pune me Ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Gjeneral Lejtnant Vasko Gjurçinovski, u informua për gjendjen aktuale në mbrojte dhe në Armatë, pas anëtarësimit të plotë të vendit në NATO.

Nga Kabineti i Presidentit informojnë se kreu i shtetit u njoftua me aktivitetet, pajisjet, nivelin e realizimit të transformimit dhe modernizimit të Ushtrisë, në përputhje me qëllimet dhe aftësive të dakorduara me Aleancën Veri-atlantike.

“Presidenti Pendarovski u informua për pjesëmarrjet e vazhdueshme të Armatës në operacionet e udhëhequra nga NATO, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, si dhe pjesëmarrjet e planifikuara për vitin e ardhshëm”, shkruhet në komunikatën e Presidencës, përcjell TV21.

Më tej tregohet se para Presidentit u prezantuan arritjet në lidhje me strukturën e re të forcave, synimet dhe zhvillimin e aftësive ushtarake të Armatës dhe analizë për transformimet e mëtejshme, në përputhje me nevojat që dalin nga anëtarësimi në NATO.

Shkruhet gjithashtu se Presidenti në këtë mbledhje ka theksuar se me anëtarësimin në NATO, përgjegjësia e Armatës është shumë më e lartë, andaj patjetër duhet të vazhdojë investimi në mbrojtje. Në këtë kontekst, shkruhet në kumtesë, Presidenti riafirmon angazhimin e tij për arrjitje sa më të shpejtë të qëllimit që së paku 2 për qind nga Prodhimi i Brendshëm Bruto të invesohen në modernizimin dhe zhvillimin e Armatës./TV21