Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka firmosur sot kallëzimin penal ndaj Kuvendit për paraqitjen e “falsifikimit të dokumenteve” në Gjykatën Kushtetuese, në seancën për shkarkimin e tij.
“Krimi i falsifikimit është shumë flagrant. Kjo ndodh në një seancë publike të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë në një proces që ndodh për herë të parë në 30 vite kundër kreut të shtetit dhe ky krim falsifikim tregon shumë qartë jo vetëm se si ka funksionuar Kuvendi një partiak deri para 25 prillit, por një dramë që se si po funksionon ky kuvend me opozitë, prandaj kemi të bëjmë me themele të republikës që janë tronditur rëndë. Edhe ndërtimi i institucionit të drejtësisë është i qartë. Jo vetëm falsifikuan letrat, por edhe për të shkarkuar presidentin falsifikojnë në Gjykatë Kushtetuese, çfarë garancie kemi ne që ligjet që votohen në Kuvend zbardhen besnikërisht dhe nuk ndryshojnë gjatë zbardhjes në interes të grupeve të caktuara?”, tha Meta.
Meta fjalën e tij para gazetarëve, duke përdorur fjalët e ish-kryeministrit Sali Berisha, në kohën kur presidenti ishte kryetar Kuvendi dhe PD ishte në opozitë, “Unë jam Ilir Meta u super budallenj, ju jeni yje”.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese zhvilloi të hënën seancën e tretë dhe të fundit për vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Metës, e cila prezantoi qëndrimet e të dyja palëve, pas së cilës njoftoi se vendimi përfundimtar me shpjegim do të shpallet brenda 30 ditëve.
