Presidenti i Sri Lankës dështon të arratiset nga vendi

TË FUNDIT

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka dështuar të largohet nga vendi pasi stafi i aeroportit i qëndroi në rrugë dhe e detyruan atë bënte një tërheqje poshtëruese.

Rajapaksa i cili do të japë zyrtarisht dorëheqjen të mërkurën pas disa muajsh demonstratash ku kërkohej largimi i tij, thuhet se synonte të arratisej në Dubai të hënën mbrëma, shkruan The Guardian të martën.

Zyrtarët thanë se stafi i imigracionit refuzoi të lejonte presidentin në shkonte në zonën VIP të aeroportit për të vulosur pasaportën e tij. Ai nuk deshi të kalonte nëpër radhët e zakonshme të pasagjerëve për shkak të frikës së turpërimit nga publiku.

Si rezultat, Rajapaksa thuhet se ka humbur katër fluturime për në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ai ee gruaja e tij u desh të ktheheshin në një bazë ushtarake pranë aeroportit.

Në Sri Lanka tash e sa kohë po protestohet për shkak të krizës më të madhe ekonomike që ka njohur vendi, qëkur u pavarësua nga Britania e Madhe më 1948.