Presidenti i Sllovenisë për TV21: Vuçiqi më tha se do ta trajtojë Kosovën si partnere të barabartë në “Open Balkan”

TË FUNDIT

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor në intervistë ekskluzive për TV21 tha se kur ka marrë ftesë për takimin e Ballkanit të Hapur në Novi Sad, ka pyetur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq nëse do të trajtonte Kosovën në mënyrë të barabartë nëse pranon ftesën për t’u bërë pjesë e Ballkanit të Hapur, dhe se sipas Pahor, Vuçiq ka pohuar se Kosova do të trajtohet si partnere e barabartë.

“Kur e kam marrë iniciativën, që të vijë në Novi Sad…Tani do e them këtë për herë të parë. Kur e pranova iniciativën që të vijë në Novi Sad në deklaratën e Ballkanit të Hapur, unë fillimisht e kam pyetur Vuçiqin, i kam thënë “Prisni, unë këtë nuk e kuptoj, çka nëse Kosova thotë se do të hyjë në iniciativë, atëherë ti je i detyruar që t’i pranosh si panterë të barabartë”, dhe ai më tha mua “Po, është e saktë. Nëse hyjnë, atëherë do të jemi partnerë të barabartë”. Kur shkova në Prishtinë pyeta kolegen dhe miken time…ishte vizitë zyrtare: “Pse nuk hyni? Tani keni një shans të shkëlqyer dhe inteligjente që të hyni dhe përmes hapave implicite të fitoni besim mes Beogradit dhe Prishtinës, e cila ndoshta një ditë do të çojë deri tek njohja reciproke. Por deri tani, miken time presidenten dhe mikun tim kryetarin e qeverisë nuk kam arritur që t’i bind se është rruga e duhur. Më vjen keq”, deklaroi Pahor për TV21.