Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer gjatë vizitës së tij zyrtare në Prishtinë, tha se Zvicra është krenare me komunitetin nga Kosova në Zvicër, shkruan TV21. Nussbaumer tha se dëshmi e vogël për kontributin e tyre është suksesi i ekipit të Zvicrës në futboll, në EURO 2024.
“Zvicra është krenare me komunitetin të mirë integruar nga Kosova, që luan një rol kyç në shoqërinë tonë. Kontributi i rëndësishëm i kosovarëve në suksesin e ekipit zvicëran të futbollit në EURO 2024 është vetëm një dëshmi e vogël për këtë”, tha Nussbaumer./tv21.tv
