Presidenti bullgar Rumen Radev kërkon që të hapet kapitull i veçantë në kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut në të cilën do të përmbahen të gjitha kriteret për fqinjësi të mirë.
Sipas tij, Bullgaria para së gjithash duhet ta mbrojë historinë dhe identitetin e saj. “Askush përvesh neve vetë nuk mund ta bëjë këtë. Jam i bindur se në mënyrë të hapur duke bashkëpunuar me fqinjët dhe vëllezërit tanë, do të gjejmë zgjidhje reale, por pasi Marrëveshja për fqinjësi të mirë nuk çon drejt tyre, kemi të drejtë të kërkojmë mjete tjera. Bullgaria nuk është kandidate për anëtarësim, por Republika e Maqedonisë së Veriut. Ajo duhet vetë të vendos nëse do të vazhdojë me ideologjitë e urrejtjes nga e kaluara ose do të fillojë zhvillim demokratik”, deklaroi Radev për BNT.
Pohon se ai e ka bindur Qeverinë e Bojko Borisovit se nuk mund të ketë mbështetje pa rezervë për shkupin dhe se në propozim të tij në Parlamentin në Sofje është miratuar korniza kombëtare me “linjat e kuqe”.
Në pyetjen nëse Bullgaria dhe Maqedonia Veriore mund të gjejnë një zgjidhje deri të martën për kur është caktuar takim të Këshillit të çështje të përgjithshme të BE-së, Radev tha se heshtja e qeverisë Bullgare ishte konfuze.
“Ajo nuk ka kundërshtim të qartë. Ka pozicione të sakta, por nuk ka mekanizma të qarta me të cilat duhet të arrihet qëllimi”, tha presidenti bullgar.
Lidhur me bisedën e fundit telefonike me presidentin maqedonas Stevo Pendarovski, ai thotë se ishte shumë i sinqertë.
“E di që është e vështirë. Kjo është një lëndë e kontradiktave të brendshme politike. Por, mua më intereson një gjë – çfarë po bën udhëheqësia shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut në drejtim të politikës shtetërore për tekstet shkollore, muzeumet, monumentet, rubrikat zyrtare të mediave publike dhe ueb faqet dhe hulumtimet e organizatave shkencore dhe instituteve”, tha Rumen Radev.
