Premtuam dhe hymë në NATO, fjala është fjalë, pas 11 viteve morëm datë për negociata me BE

TË FUNDIT

Lidhja social demokrate në Ohër dërgoi porosi se nëse në këto zgjedhje nuk e përdorim të drejtën e votës duke qëndruar në shtëpi, Bashkimi Evropian mund të mbetet vetëm një shans i pashfrytëzuar. Shtojnë se vetëm për dy vjet i kanë liruar qytetarët por edhe mediat.

 “Për vetëm dy vjet qytetarët përsëri janë të lirë, ndërsa mediat janë çdoherë kritike dhe të lira nga presioni i pushtetit. Për vetëm 2.5 vjet kemi arritur që shteti tonë nga vend i izoluar ta bëjmë vend të sigurte, vend anëtar në Aleancën më të fuqishme, tashmë nuk jemi vetëm as në të mirë as në të keqe”, tha Radmilla Shekerinska nga LSDM.