Në fillim u takuan në hapësirat e Komunës së Tetovës.
E pas këtij takimi, kryetari i Tetovës Bilall Kasami dhe zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, bashkë shkuan në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” i cili ende po rikonstruktohet.
I pari i Tetovës premtoi se ky segment prej 600 metrash do të përfundojë deri në pranverë. Lidhet me qarkoren e Tetovës dhe një rrugë del në fshatin Poroj.
Nga këtu, zëvendëskryeministri dhe ministri i mjedisit Mexhiti, për vitin 2025 premtoi projekte për Tetovën nga dikasteri që ai drejton.
Mexhiti po ashtu rikujtoi se nga programi për shfrytëzimin e mjeteve kapitale në fushën e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor në vitin 2024, komunës së Tetovës i janë ndarë mjete dhe pritet lidhja e marrëveshje me furnizues më të volitshëm, si dhe rikonstruimi dhe zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit në lagjen jashtë Vardarit, me vlerë prej 15 milionë denarë.