Premtimet e partive për sektorin privat, Visar Ademi: Deklarata të pamenduara mirë

Must Read

Vreshtarët nga rajoni i Tikveshisë kërkojnë hapjen e kufijve për eksport të rrushit të Maqedonisë së Veriut

Të hapen kufijtë për eksportin e rrushit dhe të kontaktohet me ambasadorët e huaj rreth kësaj çështje,...

Pensionistët do të duhet që deri më 25 gusht të paraqiten në bankë tjetër, nëse duan që pensionet t’i marrin në kohë

Për shkak të falimentimit të Eurostandard Bankës dhe marrjes së licencës, shumë pensionistë, shfrytëzues të ndihmës sociale...

Rritje të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve përveç se në sektorin publik këtë herë partitë shqiptare premtojnë edhe në sektorin privat. Disa parti këtë e premtojnë me sjelljen ligjeve e disa nëpërmjet subvencionimit të ndërmarrjeve private.

- Advertisement -

Por si mundet që partitë të sigurojnë punësim në sektor privat në baza etnike? A kanë premtimet zbatim në praktikë? Për këtë u konsultuam me ekonomistin Visar Ademi. Ai thotë se nuk mundet që të detyrohet një kompani private te punësojë shqiptarë sepse kjo do te ulë investimet e huaja. Ai më tej shton se partitë nuk kanë arritur përfaqësim adekuat ne institucione shtetërore ku kane pushtet e lëre më në kompani private.

-Partitë politike të cilat ne i kemi zgjedhur për të bërë përfaqësimin e drejtë dhe proporcional të shqiptarëve nuk e kanë bërë këtë gjë tek institucionet shtetërore tani do ta imponojnë këtë tek sektori privat kjo është absurditet  në vete dhe deklaratë më e pa menduar mirë që e kam hasur ndonjëherë,-tha Visar Ademi, ekonomist.”

- Advertisement -

A do të thotë kjo se nuk duhet të presim fare përfaqësim të drejtë tek ne në sektorin privat?

- Advertisement -

Ademi thotë se kjo mund të bëhet nëpërmjet pakove financiare për sektorin privat për të stimuluar krijimin e vendeve të reja të punës dhe në këtë mënyrë përfaqësimi do të vijë në mënyrë automatike mes komuniteteve në sektorin privat.

-Unë mendoj se kjo mund të bëhet vetëm duke ju dhënë paketa financiare kompanive private për ta stimuluar punëdhënien për të krijuar vende të reja të punës pastaj në një vend ku ka më tepër vende të reja të punës do të jetë sektori privat që do të bëjë selektimin dhe përzgjedhjen e personave më të duhur dhe më të mençur dhe më adekuat për atë vend pune. Nuk mund të bëhet kjo në bazë të përkatësisë etnike të kandidatit por vetëm në bazë të kualifikimeve, kompetencave dhe aftësive të atyre që aplikojnë për vende të punës,- tha Visar Ademi, ekonomist.

PDSH këtë gjë mendon ta arrije nëpërmjet një ligji i cili do t’i obligojë ndërmarrjet private dhe investimet e huaja që në fabrikat dhe ndërmarrjet e tyre ta reflektojnë proporcionalitetin e popullatës. BDI nëpërmjet subvencionimit të 50 % të kontributeve sociale për çdo të punësuar të ri që do të përmirësojë përfaqësimin e drejtë etnik në sektorin privat. Koalicioni AAA-ASH nëpërmjet një ligji parasheh lehtësime tatimore për punëdhënësit që miratojnë dhe zbatojnë strategji për arritjen graduale të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

  • Tags
  • 2
- Advertisement -

Latest News

Vreshtarët nga rajoni i Tikveshisë kërkojnë hapjen e kufijve për eksport të rrushit të Maqedonisë së Veriut

Të hapen kufijtë për eksportin e rrushit dhe të kontaktohet me ambasadorët e huaj rreth kësaj çështje, kërkuan sonte vreshtarët në takimin...

Pensionistët do të duhet që deri më 25 gusht të paraqiten në bankë tjetër, nëse duan që pensionet t’i marrin në kohë

Për shkak të falimentimit të Eurostandard Bankës dhe marrjes së licencës, shumë pensionistë, shfrytëzues të ndihmës sociale apo kompensimit për mbrojtje të...

Djegia e veturave të EVN-së, ndalohet Krenar Osmani. Thotë se u arrestua për shkak të statusit në Facebook

https://youtu.be/8LAUs52hVnc Pas djegies së  dy veturave të EVN Maqedoni në qytetin e Tetovës  pas mesnate, policia ka...

Kostovski: Skenari ishte i pëgatitur, ata që e dinin se do të mbyllet banka, i tërhoqën paratë

Aksionari më i madh në “Banka Eurostandard”, Trifun Kostovski, në konferencën e sotme për media tha se skenari ishte i përgatitur, ndërsa...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com