“Është zgjeruar kauza” – Iseni: Kërkesa jonë ishte zbatimi i plotë i gjuhës shqipe

TË FUNDIT

Studenti Çlirim Iseni pas protestës ishte i ftuar në Click Plus në TV21, ku bëri të ditur se tashmë është zgjeruar kauza, pasi që siç tha kërkesa e studentëve në protestën e sotme ishte zbatimi i plotë i gjuhës shqipe.

“Sa i përket mesazhit, ne jemi arsimuar në shqip dhe ne duam që t’i nënshtrohemi provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Por tani është zgjeruar çështja, është zgjeruar kauza me aq kohë sa kishim nga protesta e parë hasëm në probleme të ndryshme që na e zgjeruan këtë kauzë dhe sot ne në protestën e dytë dolëm me atë qëllim, që kërkesa jonë kryesore ishte zbatimi i plotë i gjuhës shqipe”, tha Çlirim Iseni – student.