Prej sot në mëngjes u hapën kufijtë e Kroacisë, por duke i respektuar rekomandimet

TË FUNDIT

Kufijtë e Kroacisë prej sot në mëngjes janë hapur, ndërsa sipas këtij vendimi, qytetarëve kroatë iu lejohet që të vijnë dhe të dalin jashtë vendit, duke i respektuar rekomandimet e përgjithshme dhe të veçanta të Institutit kroat të Shëndetit Publik.

Shtabi i Krizës sqaroi se qytetarët e vendeve anëtare të BE-së dhe anëtarët e familjeve të tyre, si dhe qytetar të vendeve të treta me qëndrim afatgjat, kanë të drejtë të hynë në Kroaci për shkaqe afariste dhe interesa ekonomikë, transmeton portali Indeks.

Të drejtë hyrje në Kroaci kanë edhe personat me të drejtë qëndrimi në bazë të direktivave të tjera të BE-së ose të drejtës nacionale. Në mesin e përjashtimeve për hyrje në vend është edhe ai për shkaqe personale urgjente.

Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh tha se për momentin nuk mendon për të vendosur testime në kufijtë./MIA