Prej sot hy në funksion përsëri sistemi elektronik “Termini Im” dhe qytetarët mund të caktojnë kontrollime dhe intervenime të cilët do të vlejnë që nga 1 shtatori. Terminet do të bëhen vetëm me udhëzime nga mjek specialist ose subspecialist dhe hyrja e personave në institucionet shëndetësore do të bëhet 15 minuta para terminit të caktuar për kontroll me çka do të lejohet hyrja e pacientit me një shoqërues.
“Gjithashtu dëgjova se këto termine caktohen vetëm nga ana e specialistëve dhe specialishtëve të cilët punojnë nëpër spitalet shtetërore, ndoshta nuk do të mundet mjekët amë të caktojnë direkt prej ambulancave të tyre për në Klinikën Universitare në Shkup. Pra do të shkoje prej mjekut amë te specialisti në spitalin përkatës të qytetit ku jeton pacienti pastaj prej në spital do të jepet udhëzimi për në Qendrën Klinike Universitare në Shkup”, u shpreh Liridon Disha, mjek.
Nga ministria e Shëndetësisë informojnë se në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi Elektronike, do të thirren pacientët kontrollimet e të cilëve ishin anuluar gjatë periudhës së kaluar, para 5, 6 muajve.
“Kontrollimet e caktuara do të realizohen sipas planit dhe protokollit të përgatitur paraprakisht për punë të institucioneve, me shfrytëzim të pajisjeve të detyrueshme të mbrojtjes personale nga personeli i punësuar në të gjitha nivelet e mbrojtjes shëndetësore, respektimin e distancës fizike dhe mosgrupimit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Mjeku Disha thotë se fillimi I punës së “Termini im” do të ketë mangësi dhe vështirësi por kjo është bërë për të mirën e qytetarëve, ndërsa për shkak përkeqësimit të gjendjes me Covid-19 ministria e Shëndetësisë sjelli vendim për ndalimin e përkohshëm të “Termi Im”.
