Nën ndikimin e depërtimit të masës së ftohtë të ajrit, nesër nga fundi i ditës dhe të shtunën do të fryjë erë e fortë veriore, ndërsa në malet në veri do të ketë kushte për borë të lehtë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Nga e shtuna, temperatura ditore do të ulet ndjeshëm, kurse nga e diela vazhdon mot i qëndrueshëm me temperatura dukshëm më të ulëta të mëngjesit, të cilat në pjesën më të madhe të vendit do të bien nën -5 gradë.
