A janë këto të njëjtat bombat që i posedon PPS?
“Një pjesë i ka”. “Po”.
A keni informacion prej ku janë të siguruara?
“Jo, nuk kam informacion të tillë”.
A mund të garantoni se nuk janë nga ju?
“Jo, nuk mundemi të garantojmë asgjë në këtë moment, sepse kjo gjë hetohet”, deklaroi Prokurorja Speciale Katica Janeva.
Këto ishin përgjigjet e speciales Katica Janeva të cilat i dha dje në pyetjet e gazetarëve në lidhje me publikimet e bisedave në profilin e Facebook-ut të El Chekës, për të cilat ajo la hapësirë se mund të jenë pjesë e materialeve që i posedon PPS-ja. Vetëm një ditë pas kësaj, nga PPS-ja përmes kumtesës theksojnë se incizimet e reja nuk janë pjesë e materialeve të prokurorisë, që paraqet qëndrim i kundërt nga qëndrimi i Janevës. Prej kësaj prokurorie duke dashur ta vendosin theksin te mediat, thanë se interpretimet e ndryshme të deklaratës së djeshme të prokurores speciale, bisedat e reja që janë publikuara në profilin e Facebook-ut nën pseudonimin El Cheka, nuk burojnë nga PPS-ja.
“Të gjitha audio materialet të cilat i posedon prokuroria publike, ruhen sipas procedurave të parashikuara për siguri. Theksojmë se kjo prokurori publike e garanton vetëm sigurinë e të gjitha audio materialeve të cilat i posedon, dhe në këtë rast si dhe në raste të tjera deri më tani, u bëjmë thirrje të gjitha subjekteve që posedojnë audio materiale që janë objekt e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, t’i dorëzojnë në PPS, thuhet në kumtesën e PPS-së”, thonë nga Prokuroria Publike Speciale.
Kryeministri aktual, Zoran Zaev ishte i pari i cili filloi të publikonte materiale të përgjuara, ose të ashtuquajtura bomba, në vitin 2015. Në atë kohë ai ishte në opozitë. Tani, thotë se të gjitha materialet që publikohen në profilin e El Chekës, nuk burojnë nga LSDM-ja dhe se të gjitha materialet që i kanë pasur në parti, tani janë në PPS.
“Bombat, në tërësi, në shumicën e rasteve ishin për opozitën, t’ju kujtoj, për sektorin civil, biznesmenët, bashkësitë fetare dhe subjekte të tjera, kishte edhe për pushtetin e atëhershëm, dhe të gjitha janë dorëzuara në PPS-në. Pres që organet hetimore të zbulojnë prej ku burojnë dhe të veprojnë sipas ligjit”, potencoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dje tha se nuk i ka dëgjuar bombat që i ka publikuar El Cheka dhe tha se këto janë biseda të përgjuara që shiten në Bit Pazar dhe se do të zhduken shpejtë si bryma e mëngjesit. Edhe ai kërkoi që gjykata ta zgjidhë këtë rast.
Përgatiti: Svetllana Unkovska
